DYLON

Komuna e Kamenicës dhe UNDP me marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë

Komuna e Kamenicës dhe UNDP me marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me UNDP-në për projektin për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë.

I pari i Kamenicës ka thënë se 10 të rinj do të fillojnë praktikën me pagesë në fushën e IT-së, ndërsa 12 të tjerë do të fillojnë praktikën profesionale me pagesë në institucione dhe në sektorin privat.

EkoHigjiena

“Në fushatë kemi premtuar, çdo ditë po i realizojmë. Ne jemi këtu për të rinjtë, që të rikthehet shpresa e humbur. Hapja e mundësive për ta, nisja e karrierës dhe suksesi i tyre, për mua janë mision si shërbyes i qytetarëve”, ka thënë Rahimaj.

Sipas tij, 10 të rinj do ta fillojnë praktikën me pagesë në fushën e IT-së.  12 të rinj të tjerë, do ta fillojnë praktikën profesionale me pagesë në institucione dhe në sektorin privat.

“Falënderojmë shumë, UNDP-në për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, në funksion të zhvillimit ekonomik. Po ashtu, falënderojmë edhe Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Burbuqe Leka, për kontributin e madh në këtë projekt”, ka thënë, Kadri Rahimaj, kryetari i Komunës së Kamenicës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.