Komisioni zgjodhi komitetin e luftësh prej 12 vetësh me emrin “Komiteti i Luftës së Vlorës” me komandant të përgjithshëm Qazim Koculin. Me këtë rast iu dërgua një telegram gjeneral Piaçentinit në Kaninë me 18 maj 1920 me afat 24 orësh. Ultimatumi dërgohej në emër të popullit të Vlorës, Kurveleshit Tepelenës e Himarës.
Shkruan: Sami ARIFI
Në të thuhej: “Kërkojmë çlirimin tonë nga ushtria italiane brenda 24 orëve. Në qoftë se ikni me të mirë populli ynë do të mbetet mik me popullin dhe qeverinë italiane, në qoftë se nuk tërhiqeni me të mirë, të shtytur nga e drejta e jonë e shejtë kombëtare, që askush nuk mund të na mohojë, ne jemi të shtërnguar t’u biem fuqive ushtarake tuaja kudo që t’i gjejm dhe nuk do t’i tërhiqemi nga beteja deri tek njeriu i fundit” (18. 05. 1920 Komiteti).
Në Romë nga populli i Vlorës, në fillim të vitit 1920, dergohet një delegacion prej dy vetash, për t’i dërguar një ultimatum Konferencës së Paqes në Paris, ku thuhej se, në qoftë se italianët brenda 20 ditësh nuk zbrazin Vlorën, gjithë vlonjatët dhe patriotët shqiptarë do t’i luftonin italianët derisa t’i hedhnin në det.
Delegatët ishin drejtuar tek Tefik Mbroja, i cili, pa humbur kohë, i shoqëruar nga delegatët, ultimatumin e shpie në Ambasadën Franceze, ku prej këshilltarit u pritën shumë mirë dhe morën sigurime se brenda 24 orëve ultimatumi do t’i bjerë në dorë delegatëve të Konferencës. Mbledhja e parë u mbajt në Barçalla (Mali i Dukatit) më 16 maj 1920. Nga gjiri i mbledhjes u formua një komision i përbër prej:
Qazim Koculit, Qazim Kokoshit, Osman Haxhiut, Beqir Sulos, Alem Mehmeti dhe Ali Beqirit. Ky komision do ta përgatiste ultimatumin që do t’i jepej komandantit italian e që konsideronte në dhënien e dy ditëve afat për zbrazjen e tokës së Vlorës.
LEXO edhe: Lufta e Vlorës 20 maj 1920
Kjo mbledhje shërbeu për t’u njohur mirë me njëri-tjetrin. Në vjeshtë të vitit 1919-ës, u formua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” në Permet. Prej anëtarëve: Koço Tasit, Baba Xhaferit, Agathokli Xhitonit dhe Spiro Kosovës. Kryetar ishte caktuar Koço Tasi dhe kryetar nderi Baba Xhaferi. Pra, ky Komitet ishte në lidhje me Komitetin e Këlcurës, të kryesuar nga Ali Këlcura dhe me atë të Korçës. Në mbledhjen e Beunit e cila u mbajt më 18-19 maj të vitit 1920 merrin pjesë 2000 vetë prej Vlore e fshatrave, prej Kurveleshi e Tepelene, ku vetëm 1200 vetë ishin të armatosur, të tjerët të paisur me sopata e vegla tjera pune. Nga kjo mbledhje u formua një komision prej 30 vetash.
Komisioni zgjodhi komitetin e luftësh prej 12 vetësh me emrin “Komiteti i Luftës së Vlorës” me komandant të përgjithshëm Qazim Koculin. Me këtë rast iu dërgua një telegram gjeneral Piaçentinit në Kaninë me 18 maj 1920 me afat 24 orësh. Ultimatumi dërgohej në emër të popullit të Vlorës, Kurveleshit Tepelenës e Himarës. Në të thuhej:
“Kërkojmë çlirimin tonë nga ushtria italiane brenda 24 orëve. Në qoftë se ikni me të mirë populli ynë do të mbetet mik me popullin dhe qeverinë italiane, në qoftë se nuk tërhiqeni me të mirë, të shtytur nga e drejta e jonë e shejtë kombëtare, që askush nuk mund të na mohojë, ne jemi të shtërnguar t’u biem fuqive ushtarake tuaja kudo që t’i gjejm dhe nuk do t’i tërhiqemi nga beteja deri tek njeriu i fundit” (18. 05. 1920 Komiteti).
Pas kalimit të afatit pala italiane nuk dha asnjë përgjigjje. Komiteti para se ta fillonte luftën vendosi të bëhet një falje e përgjithëshme e gjithë armiqësive të ndodhura. Sipas këtij vendimi kundravajtësit pushkatohen dhe shtëpit e tyre digjen. Italianëve t’u bëhet luftë e paprerë kudo që të gjenden qendrat e tyre ushtarake.
Nga çdo shtëpi një burrë për në luftë dhe kur shtëpia ka 3 apo 4 burra, 2 të venë në luftë. Familjet pa ndihmë do të përjashtohen nga ky detyrim. Të gjithë dezertorët dhe spiunët, vegla të armikut, do të pushkatohen. Fuqitë u ndanë në pesë kollona: Kotë, Gjormë, Drashovicë, Llogora, dhe Tepelenë. Në Kotë shkoi komandanti i përgjithshëm Qazim Koculi me një fuqi prej 350 vetë, në Drashovicë 300 vetë, në Llogara 250 vetë, në Gjormë 120 vetë , e në Tepelenë 250 vetë nën komandën e Baba Ahmetit, Koço Tasit dhe Ali Kërcurës.
Në ora 2 (dy) pas mesnate të 20 majit 1920 fillon lufta në të gjithë sektorët që u thanë më sipër. Armiku ish i fortifikuar dhe i armatosur mirë. Pushkën e parë në Kotë e zbtazi Qazim Koculi. Në këtë sektor kishte marrë pjesë edhe Kurveleshi nën komandën e Riza Runës. Luftëtarët trima me ato pak municion dhe me gërshër në dorë, kërcyen mbi telat për të hapur shtigje dhe shumë herë kapërcyen duke shtrirë gunat mbi to dhe duke mësyer mitrolozët.
Në Kotë vritet komandanti italian dhe shumica e ushtarëve bashkë me një nënkolonel. Ranë 17 dëshmor shqiptarë dhe 7 të tjerë mbetën të plagosur. Nga italianët vriten 165 ushtarë, 1 kolonel 1 nënkolonel dhe 70 oficer dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, të cilët menjëherë u shtruan në spital. Krejt fuqia italiane në Kotë ka qenë 300 ushtarë, dhe 42 karabinjerë, të cilët të gjithë u vranë me marshalin e tyre.
Depoja e armëve dhe municionit pjesërisht iu dha ushtarëve kombëtar dhe pjesa tjetër popullit. Si në Kotë, po me atë taktikë, lufta vazhdoi edhe për pozicionet tjera të forcuara në Drashovicë, Llogara, Sinanaj, Gjormë dhe Tepelenë, ku populli luftoi trimërisht dhe i detyroi italianët të dorëzohen. Kryeministri Sylejman Delvina gjatë luftës ka mbajtur një qëndrim të vendosur kundër italianëve.
Ai ishte për zbrazjen pa kusht të tokës shqiptare nga italianët dhe kur komiteti i Luftës së Vlorës filloi të lëkundej pak për shkak të tepër të luftës, ai e inkutajoi atë për vazhdimin e saj deri sa u arrit fitorja e plotë. Qeveria italiane e kryesuar nga Gioliti (Xhioliti) bëri të njohur një ndryshim në thelb të politikës italiane.
Hapi tjetër ishte trajnimi i çështjes në një nivel të ri diplomatik. Pasi që Roma dërgoi në Tiranë diplomatin e rangut të lartë, Gaetono Manzoni, me pjesëmarrëjen e drejtpërdrejt të Kryeministrit Sylejman Delvina, bisedimet u zhvilluan për palën shqiptare dhe përfunduan me Protokolin e 2 gushtit 1920.