DYLON

Pas dorëheqjes së Baftiut, Lëvizja në Gjilan udhëhiqet tani nga nënkryetari i parë, Nehat Osmani

Pas dorëheqjes së Baftiut, Lëvizja në Gjilan udhëhiqet tani nga nënkryetari i parë, Nehat Osmani
Avatar photo Redaksia

Kryesia e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, shprehë keqardhje për dorëheqjen e kryetares së deritanishme të Qendrës, Besa Baftiu.

Njëkohësisht, në emër të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, zonjën Besa Baftiu e falenderojmë për angazhimin e gjertanishëm në këtë Qendër, thuhet në komunikatë.

Kryesia e Vetëvendosjes po ashtu i ka ftuar aktivistët që të kursehen nga komentet në lidhje me dorëheqjen e zonjës Baftiu, sidomos nga fyerjet.

EkoHigjiena

Bazuar në statutin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, që nga ky moment Lëvizja në Gjilan udhëhiqet nga nënkryetari i parë, Nehat Osmani, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Nehat Osmani
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.