Lufta e Vlorës 20 maj 1920

Lufta e Vlorës 20 maj 1920

Gjenerali italian Ferraro, komandant i fuqive italiane në Ballkan, refuzoi kategorisht dhe vetëm duke i përcjellur iu tha: “Do të jap urdhër që të ngrihet edhe flamuri shqiptar, por do të ndalohet çdo manifestim nëpër rrugë, kurse prej autoriteteve të sigurimit publik do të merren masa kundër atyre që do të veprojnë ndryshe”.

Shkruan: Sami ARIFI

Osman Haxhiu i dërguar nga Komiteti i Vlorës iu përgjigj në flakë me këto fjalë: “Ne do ta festojmë me çdo kusht ditën e indipedencës (pavarësisë) tonë, s’mund të ndalojë kush popullin të festoi ditën e shenjtë, ju bëni ç’të doni”, dhe doli prej zyrës së gjeneralit me nervozitet.

Me qendër në qytetin e Vlorës, më 3 shtator 1919, u formua një komitet prej 11 vetash, të cilët përfaqësonin krahinat si edhe qytetin e Vlorës.

Qytetin e përfaqësonin: Qazim Kokoshi, Osman Haxhiu, Hamza Isaj, Kol Karbunara dhe Tod Filipi. Ndërsa krahinat përfaqësoheshin nga: Ymer Radhima, Dukatin; Ahmet Lepenica, Mesaplikun; Rapo Çelo, Kudhësin; Qazim Koculi, Treblovën; Idriz Ladri, Drashovicën; dhe Metush Oshtmia, Top Alltinë. Komiteti kryesohej nga Hamza Isai.

Pesë të parët qëndronin në qendër dhe ishin të ndërlidhur me gjithë anët e Shqipërisë, ndërsa gjashtë të fundit kishin lidhje të fshehta me të parët dhe qëndronin ndër krahina.

Komiteti kishte për detyrë të mbajë gjallë shpresat për liri të atdheut, të bëhej një luftë pasive dhe të mbillet urrejtja kundër italianëve, të mos mësohej gjuha italiane nëpër shkolla, të luftoheshin spiunët dhe bashkëpunëtotët e tyre dhe të festohej me çdo kusht 28 nëntoti që s’ishte festuar qysh prej 1914, kur u rrëzua nga rebelët që kishin ngrit flamurin turk në vend të ati shqiptar, udhëhiqej nga Haxhi Qamili dhe Musa Qazimi.

Komiteti, në mbledhjen që mbajti në kafen e Hamza Isait, pas okupimit, gjer më 28 nëntor 1919, vendosi me një zë festimin në këtë vit të Ditës së Flamurit me pjesëmarrjen e popullit të qytetit e të krahinave, si dhe të nxënësve të shkollës.

Nën kryesin e Osman Haxhiut, Komiteti dërgoi një komision prej tre vetash, pran gjeneralit Ferraro, komandant i fuqive italiane në Ballkan, për të kërkuar leje për festimin e kësaj dite pasi e dëshironte populli.

Gjenerali italian Ferraro, refuzoi kategorikisht dhe vetëm për t’i përcjellur u tha: “Do të jap urdhër që të ngrihet edhe flamuri shqiptar, por do të ndalohet çdo manifestim nëpër rrugë, kurse prej autoriteteve të sigurimit publik do të merren masa kundër atyre që do të veprojnë ndryshe”. Osman Haxhiu iu përgjigj në flakë me këto fjalë: “Ne do ta festojmë me çdo kusht ditën e indipedencës tonë, s’mund të ndalojë kush popullin të festoi ditën e shenjtë, ju bëni ç’të doni”, dhe doli prej zyrës së gjeneralit me nervozitet.

Objektivi që synonte Italia ishte që, duke ruajtur kontrollin e plotë mbi Vlorën dhe mbi krahinat përreth, të anulohej në fakt dispozita e Traktatit të Londrës mbi cungimin eventual të Shqipërisë në favor të shteteve fqinje dhe të krijohej brenda vendit një situatë e tillë që të legalizonte përpara konferencës së Paqes prioritetin e interesave italiane.

Komiteti e ka ditur përgjigjjen e gjeneralit italian, por ai (Komitei) kishte marrë çdo masë që të përballoi çdo situatë, përveç gjakderdhjes, pasi puna s’ishte e pjekur gjerë në atë shkallë. Komiteti hapi fjalë se të mesermen do të bëhen lutje në kisha e në xhami dhe prej andej populli do të shpërndahej. Kjo qe sa për sy e faqe, për ta lënë armikun në gjumë.

Të nesërmen ora (nëntë) para dite një grumbull hoxhallarësh me myftinë në krye, me priftin ortodoks dhe katolik, me ta udhëheqësi i Komitetit Osman Haxhiu, së bashku me anëtarët e Komitetit dhe me tre djemët e Ismail Qemalit dhe me 12 djem të veshur me petka kombëtare dhe një flamur të qëndisur me ar, u drejtua tek Xhamia Plakhanë dhe hynë brenda.

Pas tyre u grumbulluan populli me nxënësit e shkollës nën kryesin e patriotit veteran profesor Jani Mingës. Pasi u bënë lutjet fetare dhe pas një fjalimi patriotik të profesorit, populli me flamur në dorë u drejtua drejt rrugës së madhe në një manifestim të zjarrtë duke bërtitur: Rroftë Shqipëria, rroftë flamuri kombëtar, të huajt jasht vendit tonë”!…

Karabinjerët të egërsuar goditën flamurin me shpata e bajoneta, Osman Haxhiu me krerët e demonstratës rrethohet prej karabinjerisë dhe janë në rrezik të arrestohen, por ndërkohë turma rrethon karabinjerët. Një pjesë me Osman Haxhiun hynë në Xhami dhe dalin nga dera tjetër e xhamisë. Në krahinat sipas urdhërit Komitetit megjithë masat e armikut, dita e flamurit gjithashtu u festua.

Komiteti vendosi t’i jap ultimatumin e fundit Italisë për t’i liruar tokat shqiptare. Dita e shpalljesë së luftës, koha prej marsit deri në 20 maj 1920, ka kaluar me përgatitjen e luftës, organizimin e axhitacionin e për plotësimin e nevojave me armë e municion. Efekti i përgatitjeve shpirtërore i popullit ishte në kulm.

Armë dhe municioni ishte me pakicë. Qeveria e Tiranës nuk kishte as armë, as municion dhe as mjete financiare për t’i siguruar me të holla. Nga ana tjetër, armiku, duke parë përgatitjet për kryengritje, filloi të ndjek patriotët më të zgjedhur të vendit dhe të forcoj objektet ushtarake në Tepelenë, Kotë, Gjormë, Drashovicë, Panaja dhe Llogara me armë moderne. Dure i rrethuar me tela dhe përforcuar me altileri, postkomandat i trefishoi me karabinjerë. Vazhdon pjesa e tjetër; Ultimatumi drejtuar Konferencës Paqes prej popullit të Vlorës…

KOMENTE