DYLON

Pse jemi kështu, edhe sa kohë do të vonohet zgjimi kombëtar?!

Pse jemi kështu, edhe sa kohë do të vonohet zgjimi kombëtar?!
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sami ARIFI

Çudi, i duam të huajt më shumë se vetveten, edhe se kemi pësuar prej tyre, edhe se origjina nënë e të gjitha gjuhëve është nga gjuha shqipe, ndërsa gjuhët tjera janë mbesa e stërmbesa…

EkoHigjiena

Konfesionet predikohen në gjuhë të huaja që fare si kuptojmë, madje i përdorim më shumë se në gjuhën e nënës që e kuptojmë, në falje e në lutje që e ndjejmë…

Çudi, shikoni mbishkrimet e kafeterive private në Kosovë janë me shumicë në gjuhë të huaja edhe se popullata shqiptare fare si kupton ato mbishkrime…

Çudi, emrat e shqiptarëve lihen në gjuhë të huaj si: në arabe, turke, greke, sllave e të tjera…

Madje, edhe faltoret shqiptare emërtohen në emra jo të shqiptarëve, e mos të flasim për lutjet, faljet në gjuhë të huaja që si kuptojmë fare, as fare si ndiejmë sepse, lutjet, faljet ndihen shpirtërisht vetëm në gjuhën amtare…

Çudi, emrat e kafshëve lihen në gjuhën shqipe p.sh lopës i lihet emri bardhanë e tjera…,ndërsa shqiptari i  venë emrin fëmijës së vetë në gjuhë të huaj, leje që atë emër se kupton popullata shqiptare, po që nuk e kupton emrin e fëmijës edhe ai që vetë ia ka vënë…

Shtrohet pyetja, edhe sa kohë për ne shqiptarët do të vonohet zgjimi kombëtar?!… /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.