Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë pjesë në Panairin e Edukimit dhe të Punës i cili këtë vit u mbajt në sallën 1 Tetori në Prishtinë për dy ditë me radhë, me qëllim të përfitimeve maksimale për Institucionet Arsimore Publike – Private, kompanitë pjesëmarrëse dhe të tjerë.
Pjesëmarrësit e Panairit nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishin Minire Rexhepi udhëheqëse e zyrës për Komunikim me Publikun dhe Arlinda Selmani zyrtare për Karrierë dhe Alumi, të cilat paraqitën informacione mbi universitetin, për historikun, të arriturat dhe aktivitetet e universitetit në përgjithësi.
Përmes ekspozimit në Panairin e Edukimit dhe të Punës UKZ ka prezantuar ofertën akademike para maturantëve e vizitorëve të tjerë, ku kanë informuar ata edhe r𝒓𝒆𝒕𝒉 𝒃𝒖𝒓𝒔𝒂𝒗𝒆, 𝒉𝒖𝒍𝒖𝒎𝒕𝒊𝒎𝒆ve, bashkëpunimeve, shkëmbimeve të mobiliteteve në universitetet ndërkombëtare 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒆̈ 𝒈𝒋𝒊𝒕𝒉𝒂 𝒏𝒊𝒗𝒆𝒍𝒆𝒕 𝒂𝒌𝒂𝒅𝒆𝒎𝒊𝒌𝒆.
Gjatë këtij edicioni të Panairit UKZ zgjoi interesim të madh tek vizitorët duke ndarë me ta informacione dhe të rejat e fundit rreth institucionit, për programet e studimeve, për të cilat u informuan përmes broshurave dhe zyrtarëve prezantues në këtë panair.
Ky panair është përmbyllur suksesshëm nga UKZ, derisa është vizituar po ashtu nga drejtues qeveritar, si Ministrja e MAShTI Arbërie Nagavci, zëvendës kryeministri Besnik Bislimi, nga zyrtar të Agjencisë për Akreditim i Kosovës, si dhe pjesëmarrës të tjerë.
Përveç kësaj, panairi shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvoja të ndryshme.
Panairi i Edukimit është ngjarja më e madhe dhe më dinamike e arsimit në Kosovë që bashkon mbi qindra profesionistë, pedagogë të specializuar, dhe institucione arsimore vendore dhe më gjerë. /2LONLINE/