DYLON

Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së

Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së
Avatar photo Redaksia

Në bashkëpunim me ekipin mobil trajnues nga Karabinierët Italian, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë kësaj javë ka realizuar “Trajnimin për Kontrollimin e Turmave”.

Pjesëtarët janë trajnuar në aspektin teorik dhe praktik në kontrollimin e turmave si dhe organizmin dhe formacionet e operimit në ambiente dhe situata të ndryshme.

EkoHigjiena

Gjithashtu pjesëtarët u sfiduan edhe në aspektet e përdorimit të pajisjeve taktike dhe përvetësimin e taktikave të reja nga instruktorët e Karabinierëve Italian me qëllim të ngritjes së gatishmërisë operacionale, ndërveprueshmërisë me partnerët dhe përfitimit të shkathtësive të reja konform standardeve evropiane.

Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekipe mobile italiane kontribuon në ngritjen profesionale të Policisë Ushtarake të FSK-së, duke bërë që detyrat dhe misioni që ka Policia Ushtarake të realizohet në mënyrë sa më efikase, njofton FSK. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.