Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë plotësues të konkursit për vitin akademik 2020/2021, do të regjistrojë 277 studentë të rregullt në studime baçelor.
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 16.10.2020 deri më 23.10.2020 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 në shërbimet për studentë të fakulteteve përkatëse (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).
Njoftimet dhe oraret për vendin ku do të mbahen provimet pranuese mund të merren në fakultetet përkatëse, si dhe në ueb-faqet e universitetit.
Provimi pranues do të mbahet të martën më datë 27.10.2020 për Fakultetin Juridik, Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative. Kurse për Fakultetin e Edukimit dhe Fakultetin Ekonomik provimi pranues do të mbahet të mërkurën më datë 28.10.2020.
Koha e saktë e mbajtjes së provimit, lista e kandidatëve dhe numri i sallave do të publikohen në ueb faqe të Universitetit të hënën më datë 26.10.2020. /2LONLINE.com/