Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, përmes projektit (ResearchCult) përmirësimi i kulturës së kërkimit në arsimin e lartë në Kosovë, ka funksionalizuar zyrën për Hulumtime Shkencore, në të cilën ka emëruar koordinatoren e zyrës znj. Arjetë Rexhepi.
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj zyre është që të mbështesë rritjen e kulturës kërkimore në UKZ duke rritur politikat dhe praktikat ekzistuese.
Koordinatorja e zyrës për Hulumtime Shkencore do të mbështet aktivitet e vazhdueshme kërkimore, do të punojë në përmirësimin e strategjisë universitare për botimin e punës kërkimore shkencore, përmes zhvillimit dhe aprovimit të standardeve të njohura ndërkombëtarisht për revistat shkencore.
Po ashtu, përmes zyrës do të rritet mundësia e botimit të punimeve shkencor, ndërtimi i kapaciteteve ndër studiues në përgatitjen e artikujve kërkimorë sipas kritereve ndërkombëtare dhe kërkesave për botimin e punës kërkimore do të jetë shumë më e lehtë. /2LONLINE.com/