DYLON

OVL e UÇK-së në Viti ka ndarë mirënjohje për Prorektorin e UKZ-së, Xhevdet Thaqi

OVL e UÇK-së në Viti ka ndarë mirënjohje për Prorektorin e UKZ-së, Xhevdet Thaqi
Avatar photo Redaksia

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së- dega në Viti, me rastin e Festave të Nëntorit, ka ndarë mirënjohje për  Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan,  Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.

Në emër të Organizatës Prorektori Xhevdet Thaqi mirënjohjen e ka marrë nga Abdyl Bajrami, kryetar i OVL-UÇK-së në Viti , i cili tha se përmes kësaj mirënjohje kryesia e kësaj organizate dëshiron të nderojë Prorektorin Thaqi për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e arsimit Universitar.

EkoHigjiena

Prorektorin për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve në Universitetin Publik ‘Kadri Zeka” në Gjilan,  Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi.u shpreh se është nder i veçantë të pranojë këtë mirënjohje e cila sipas tij vjen nga një organizatë, njerëzit e të cilës kanë bërë shumë për vendin tonë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.