(2L ONLINE) – Besueshmëria në mrekullitë dhe të mirat shëruese që sjell natyra ka ekzistuar ndër shekuj tek njerëzit dhe akoma sot e kësaj dite nuk është venitur! E drejta e tyre për të besuar në këto gjëra konsiston edhe në përvojën pozitive që jo rrallë kanë patur njerëzit anë e kënd botes e po ashtu edhe këtu tek ne.
Një shembull të tille konkret në rrethin tonë kemi edhe Bajen e Doberçanit, më sakte ujin natyror që rrjedh nëpër gypat e çezmave që janë vendosur aty nga njerëz të vullnetit të mirë dhe që është burim i ujit të vetëm që shumë familje anë e kënd Kosovës dhe përtej, e përdorin për shuarjen e etjes, por sipas besimit dhe përvojës së tyre edhe për shërim.
Raifi një mesoburrë që kishte mbushur gepekun e makinës se tije me bidonë të mëdhenj uji nga ato çezme më thotë: “Ka një vit që unë dhe familja ime nuk përdorim ujë tjetër përveç këtij! Ajo që e bënë këtë njeri të vijë që nga Prishtina për të mbushur ujë këtu është edhe besimi i patundur se ky ujë është edhe shërues.
ky njeri dhe shumë të tjerë besojnë se ky ujë shëron lukthin e dëmtuar si dhe ndihmon tretjen si dhe ndihmon në shërimin e syve po ashtu të dëmtuar.
Të përmendim edhe se aty gjendet edhe pjesa e dedikuar për futje të trupit e cila ndikon edhe në shërimin e sëmundjeve të lëkurës, hemorroideve, reumës… kështu të paktën besohet dhe edhe besimi si i tillë do ndikonte pozitivisht e lere që kanë edhe përvojën e tyre pozitive. /Xhelil ARIFI/ 2L ONLINE/