DYLON

Gjuriqit i ndalohet hyrja në Kosovë, paralajmëron pasoja për Prishtinën zyrtare

Avatar photo Redaksia

​Drejtorit të zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, i është ndaluar sot paradite hyrja në veri të Kosovës, përmes kufirit të Jarinjes. “Tentimi për pengimin e hyrjes në territorin e Kosovës të përfaqësuesve serbë është shkelje flagrante e marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe po ashtu shkelje e të gjitha principeve të kësaj marrëveshje”, ka thënë mes tjerash Gjuriq para gazetarëve në Jarinjë.

Ai u shpreh i bindur se një vendim i tillë nga ana e Prishtinës, nuk do të kalojë pa pasoja, ndërsa ka apeluar tek përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare të ndikojnë në mënyrë që të gjitha problemet të zgjidhen përmes dialogut.

EkoHigjiena

Ndryshe, Gjuriq është dashur sot të marr pjesë në vënien e gurthemelit të një ndërtese në fshatin Banjskë të Zveqanit, pastaj të vizitojë kombinatin Trepça po ashtu në Zveqan, si dhe të takohet me kryetarët e katër komunave veriore në veri të Mitrovicës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.