Përfaqësuesja e Kosovës të martën do ta zhvillojë ndeshjen më të madhe që prej pranimit në instancat më të larta të futbollit, UEFA dhe FIFA, duke qenë mysafir i Anglisë në “St Mary’s Stadium”.
Ndeshja e 10 shtatorit do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45, derisa kjo do të jetë vetëm hera e parë që këto dy shtete përballen mes vete në historinë e tyre.
Dy ditë para ndeshjes, UEFA ka publikuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në përballjen mes Anglisë dhe Kosovës.
Fjalën kryesore do ta thotë gjyqtari gjerman Felix Zwayer, derisa atë do ta asistojnë Thorsten Schiffner dhe Marco Achmuller, kurse jyqtar i katërt për këtë ndeshje është deleguar Christian Dingert