Liga belge e futbollit ka marrë një vendim për përfundimin e parakohshëm të sezonit, duke u shpallur kështu Club Brugge kampione. Pas këtij veprimi ka reaguar edhe UEFA përmes një letre në të cilën thuhet që përfundimi i sezoneve është opsioni i fundit.
Sipas tyre planet janë që ndeshjet të vazhdojnë në muajin korrik dhe gusht andaj edhe janë duke punuar për këtë.
“Pa një unitet dhe pa solidaritet, askush nuk do të jetë në gjendje të dalë nga kriza pasi të gjithë ne jemi të ndërvarur” thuhet në këtë letër.
Sipas UEFA-s nëse Federatat vendosin të vetme dhe jo në mënyrë të përbashkët me qeverinë e futbollit europian, ECA-n dhe ligat e futbollit, rrezikojnë që klubet e tyre të mos marin pjesë sezonin e ardhshëm në Kupat e Europës.
Një paralajmërim ky edhe për Federatën Belge nga UEFA dhe të gjitha Federatat e tjera.
Nëse Federata Belge nuk ndryshon vendimin e saj deri në 15 prill, klubet belge rrezikojnë të mbeten jashtë Championsit dhe Europa Leagues për sezonin e ardhshëm.