DYLON

Blerind Morina shprehet optimist se do të reflektojnë e do t’i kthehen rezultateve pozitive

Blerind Morina shprehet optimist se do të reflektojnë e do t’i kthehen rezultateve pozitive
Avatar photo Redaksia

Futbollisti i SC Gjilanit, Blerind Morina është shfaqur optimist në pres konferencën e mediave para duelit kampional përballë kundërshtarit Suhareka ’23.

Mesfushori i skuadrës gjilanase ka potencuar se skuadra ka punuar gjatë javës për të lënë prapa ndeshjen e shkuar dhe se me optimizëm po e presin ndeshjen e radhës.

EkoHigjiena

“Kemi punuar gjatë javë për këtë ndeshje, sikurse në aspektin taktik, po ashtu edhe në aspektin psiqik. Me optimizëm po e presim ndeshjen”, tha ai.

Numri 14 i ekipit ka theksuar se grupi duhet të jetë i bashkuar në ndeshje, ashtu siç është në dhomat e zhveshjes, pasi që kjo është mënyra e vetme për të dalë nga situata në të cilën ndodhen.

“Kemi kualitet brenda ekipit. Ne duhet të mbrohemi si grup. Nuk është vetëm detyrë e mbrojtësve të mbrohemi, por gjithë ekipit, duke filluar nga bashkëlojtarët të cilët luajnë në vijën e sulmit. Duhet të mbrohemi bashkë, duhet të sulmojmë bashkë”, ka thënë Morina.

Ai potencoi gjithashtu që renditja tabelare nuk është pasqyrë reale e këtij grupi dhe se ndeshja me Suharekën ’23 do të jetë pikë kthese.

“Gjilani nuk e meriton këtë renditje, e cila nuk është reale në bazë të grupit që ka dhe paraqitjeve të cilat i kemi bërë. Nga kjo ndeshje do mundohemi të reflektojmë dhe të fillojmë ecurinë e rezultateve pozitive”, ka thënë futbollisti gjilanas.

Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Suharekës zhvillohet të shtunën në stadiumin ndihmës në Gjilan me fillim nga ora 13:00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.