DYLON

Rezultatet e 34 qytetarëve të Kamenicës dalin negative për virusin SARS-CoV-2

Rezultatet e 34 qytetarëve të Kamenicës dalin negative për virusin SARS-CoV-2
Avatar photo Redaksia

Pas daljes së rezultateve për dy zyrtarët policorë të cilët rezultuan të jenë negativ, mbrëmë në orën 01:30 kanë dalë rezultatet edhe për personat e tjerë të cilët u testuan, ku 12 punëtorë shëndetësorë nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, rezultuan negativ.

Kryetari  i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë, duke u bërë lutje të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi të gjithë.

“Ky është një lajm shumë i mirë, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdoj njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prek secilin. Ruaje familjen tënde dhe të tjerët”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.