UEFA jep lejen për zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin “Adem Jashari”. Një delegacion i UEFA-s, do të vijë me 1 mars për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete.
“Pas një angazhimi dhe përpjekjeve të mëdha si dhe me takimet e shumta të kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri me shumë zyrtarë të UEFA-s, sot në FFK arriti vendimi i KE të UEFA-s, që në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë lejohet zhvillimi i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës për klubet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e federatës së Futbollit të Kosovës..
Sipas Federatës, një delegacion i UEFA-s, do të vijë me 1 mars për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete. Tash mbetet që MKRS dhe organet tjera relevante të shtetit të Kosovës të angazhohen që stadiumi “Adem Jashari” të përgatitet sa më shpejt për këto gara të klubeve të Kosovës.