Më 7 shtator Kosova e pret Republikën e Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të ciklit eliminator për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
UEFA ka bërë të ditur edhe emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen mes Kosovës dhe Republikës së Çekisë.
Holandezi Danny Makkelie do ta thotë fjalën kryesore në këtë ndeshje, derisa ai do të ndihmohet nga Mario Diks dhe Hessel Steegstra, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Kevin Blom.
Si Kosova ashtu edhe Republika e Çekisë kanë filluar përgatitjet intensive para ndeshjes së 7 shtatorit, e cila zhvillohet me fillim nga ora 15:00.