Një takim me drejtorët e të gjitha shkollave të komunës së Vitisë, ka zhvilluar sot kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e re të Arsimit Fatbardha Emini.
Në këtë takim u bisedua rreth planeve dhe angazhimeve për mësim sa më cilësor, si dhe u njoftuan për gjendjen reale dhe nevojave që kanë drejtorët e shkollave. Kryetari Haliti shprehi gatishmërinë që të mbështes iniciativat që vijnë nga drejtuesit e shkollave të komunës së Vitisë.
Edhe drejtoresha komunale e Arsimit Fatbardha Emini, u zotua se do të jetë e përkushtuar që krahas nevojave që kanë shkollat, të ofrojë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, në mënyrë që tu ofrohen nxënësve dhe personelit kushte më të volitshme për punë e mësim.