DYLON

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të programit të USAID-it “Integriteti i Komunave të Kosovës”

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të programit të USAID-it “Integriteti i Komunave të Kosovës”
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga aktiviteti i USAID-t “Integriteti i Komunave të Kosovës” (KMI), në krye me drejtoreshën e këtij aktiviteti Afërdita Mekuli.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për mundësinë e bashkëpunimit të komunës së Vitisë me këtë aktivitet, konkretisht për të marrë zotimin e kryetarit Haliti për bashëpunimin me këtë aktivitet.

EkoHigjiena

Bëhet me dije se ky aktivitet ka për qëllim që të adresojë sfidat e korrupsionit dhe ofrimin e shërbimeve duke përmirësuar menaxhimin e financave publike si dhe të forcojë mekanizmat e llogaridhënies, nëpërmjet përfshirjes së shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave, ku do të ofrohet edhe ndihmë nga ekspertët e USAID-it, për këto fusha.

Gjatë këtij takimi, me nënshkrimin e zotimit për bashkëpunim, kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheqë është e gatshme të bashkëpunojë me USAID-in dhe aktivitetet e tij duke e cilësuar aktivitetin KMI si shumë të rëndësishëm për komunën e Vitisë, në parandalimin e korrupsionit.

Ai po ashtu tha se komuna e Vitisë, ju është gjithmonë mirënjohëse qeverisë dhe popullit amerikan, për të gjitha që kanë bërë dhe po bëjnë për Vitinë dhe Kosovën. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.