Udhëheqësit e lartë shtetëror së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe eprorët e lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në nderim të 25 vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.
Vepra dhe sakrifica e familjes Jashari bënë bashkë qytetarë të shumtë nga gjitha viset etnike shqiptare të cilët në këtë ditë të shenjtë nderojnë dhe kujtojnë gjithë dëshmorët e rënë për Liri. /2LONLINE/