DYLON

Presidentja: Sot e përgjithmonë, nderojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari

Presidentja: Sot e përgjithmonë, nderojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e rreshtimit të Kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, e cila u mbajt në Kazermën “Adem Jashari”, Prishtinë.

Në këtë ceremoni, përveç Presidentes Osmani kanë marrë pjesë edhe Rifat Jashari si dhe anëtarë tjerë të familjes Jashari, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministra, ministra, komandanti i Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënant Bashkim Jashari si dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës

EkoHigjiena

“Sot e përgjithmonë, nderojmë trimërinë, vendosmërinë dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, vajzave e djemve të UÇK-së dhe të gjithë atyre që sakrifikuan që ëndrra jonë shekullore për liri e për shtet të bëhet realitet”, ka shkruar Presidentja Osmani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.