Në konferencën e cila po mbahet në kuadër të IACP-së (International Association of Chiefs of Police–Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë), në Dallas, Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po marrin pjesë përfaqësues të lartë të policive nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë edhe u.d.drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës me bashkëpunëtorë.
Pjesëmarrja e delegacionit zyrtar nga Policia e Kosovës dhe mundësia e takimeve me përfaqësues të organizatave të ndryshme policore, në konferenca të këtij karakteri, mundëson shkëmbimin e përvojave dhe eksperiencave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve të cilat aplikohen në fushën e sigurisë.
Një ndër temat e diskutuara në këtë konferencë ishte edhe luftimi i krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit, përfshirë edhe luftën e pa kompromis kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.
Gjatë pjesëmarrjes në këtë konferencë u.d drejtori Hoti me bashkëpunëtor, ka pasur rastin të takoj personalitete të ndryshme përfshirë edhe takimin me z. Kenneth Allen Polite Jr, i cili shërben si ndihmës prokuror i përgjithshëm për divizionin penal në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.
Pjesëmarrja e delegacionit nga Policia e Kosovës, në konferencën policore e cila vlerësohet ndër më të mëdhat të mbajtura çdo vit në SHBA, edhe këtë vit u mbështet dhe përkrah nga ICITAP-i amerikan. /2LONLINE/