Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, njëherësh kreu i Nismës Socialdemokrate në Gjilan, ka shkruar në profilin e tij se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime, por ishte Serbia ajo që ka bërë krime dhe se duhet të dënohen ata që në Kosovë, vranë, dhunuan dogjën e shkatërruan.
Reagimi i Hasanit vije pasi Gjykata Speciale ka filluar t’i thërras për intervistim ish-komandantë dhe ish-luftëtarë UÇK-së.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka bërë krime. Por nëse dikush nga shqiptarët ka bërë krime gjatë luftës le të dënohet, por jo pa u dënuar ata që vranë 13 mijë shqiptarë, ata që përdhunuan 20 mijë gra e vajza, ata që dogjën e rrënuan 150.000 shtëpi dhe dëbuan gjysmën e Kosovës nga vendi dhe pa u gjetur dhe kthyer të zhdukurit.
UÇK