Sot në praninë e Komisionit të Garave, kryetarit Abdyl Bellopoja, anëtarit Isak Ejup, administratorit të Superligës dhe Ligës së Parë, Agron Shosholli, si dhe përfaqësuesve të klubeve u bë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Në këtë rreth janë të përfshira 4 skuadra, që do të përballen për kualifikim në finale.
Shorti vendosi që në këtë fazë të përballen Suhareka -Ballkani dhe Prishtina – Drita. Ndeshjet e para janë më 3 prill, ndërsa ato të kthimit më 17 prill.
Kupa e Kosovës – gjysmëfinalet
Suhareka – Ballkani
Prishtina – Drita