Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka shënuar sot javën e luftës kundër kancerit të qafës së mitrës, nëpërmjet një ligjërate me temë “Kanceri i qafës së mitrës”, e cila është ligjëruar nga dr.Lumnije Byqmeti-Berisha -specializante e gjinekologjisë.
Në këtë ligjëratë u tha se kanceri i qafës së mitrës zakonisht prekë gratë e moshës 35-64 vjeçare dhe mbijetesa është deri 10 vite varësisht nga stadi që është zbuluar.
Kjo ka qenë arsyeja që kësaj patologjie ti jepet një rëndësi e veçantë në nivel global.
Ndërkohë, drejtoresha e QKMF-së në Viti dr.Vjollca Kadolli –Halili, u shpreh se shënimi i ditëve të shëndetësisë është bërë traditë në këtë qendër dhe në këtë mënyrë po mundohen që përmes aktiviteteve të tilla të ndikojmë në vetëdijesimin e popullatës.