DYLON

U ndihmuan 40 familje në nevojë

U ndihmuan 40 familje në nevojë
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti, në bashkëpunim me Zyrën për Mërgimtar dhe Këshillat të Fshatrave dje dhe sot kanë shpërndarë ndihma për 40 familje vitiase në nevojë.

Donacionet në veshmbathje janë siguruar nga “Caritas Kosova”, kurse pakot ushqimore nga shoqata “Vitia”-Gjenevë.

Ndërkaq donatori, Sokol Shaqiri ka shpërndarë 1000 kg miell për familjet skamnore në këtë komunë.

EkoHigjiena

Këtij aksioni ju është bashkangjitur edhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i cili ndër tjerash falënderoj të gjithë bamirësit që po mendojnë për ato familje të cilat kanë nevojë për ndihmë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.