• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Info+ Viti

Komuna e Vitisë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OJQ “Mural Fest”

Redaksia 2LONLINE 25 Janar, 2019 2 min
 Komuna e Vitisë ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me OJQ “Mural Fest”

Me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së kapaciteteve të të rinjve në komunën e Vitisë, si dhe duke synuar në gjithë përfshirjen e të gjithë krijuesve të rinj që vijojnë shkollat e mesme, komuna e Vitisë dhe OJQ “MuralFest”, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.

Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë kryetari Sokol Haliti dhe Lebibe Topalli nga OJQ “Mural Fest”.

Kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se në vazhdimësi ka qenë i përkushtuar të mbështes aktivitetet artistike e kulturore, si dhe iniciativat që favorizojnë të rinjtë vitias.

Ndërkohë, drejtoresha Lebibe Topalli, tha se përmes këtij memorandum bashkëpunimi parashihen aktivitetet të cilat do të organizohen në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Muraleve “Mural Fest”, përmes të cilit do të trajtohet tema “Me Art për Tolerance” .

Duke pasur parasysh që Komuna e Vitise ushtron ndikim direkt në të gjitha shkollat e komunës së Vitisë, palët e përfshira e kanë parë të rrugës që fuqizimi i bashkëpunimit në mes të dy subjekteve juridike do të ndikonte në rritjen e vetëdijes qytetare nëpërmjet aktiviteteve që zhvillon Mural Fest.

Ndër synimet e këtij memorandumi parashihet që punimet më të dalluara artistike, të përzgjedhura nga komisioni profesionist i Mural Fest, do të realizohen si murale dhe grafite duke u bazuar ne temën e caktuar nga Mural Fest “ Toleranca”, e keto vepra artistike të implementohen ne komunën e Vitisë.

Etiketa:aktuale OJQ “Mural Fest” shkollat Sokol Haliti Viti
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Haliti: Rritja e cilësisë së shërbimeve komunale prioritet i komunës

30 Qershor, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com