Fëmijët me autizëm janë vetvetja dhe e shohin botën përmes syve të tyre, në mënyrën më të veçantë, të mundshme. Autizmi ekziston në spektër, dhe secili rast është i veçantë, prandaj edhe ne duhet t’i trajtojmë si të tillë, e mos t’i fusim në kategori. Por në vend të kësaj, duhet t’i çmojmë shumë për unikalitetin e tyre dhe ta mbështesim mënyrën e tyre të jetesës, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).
Nëse fëmijët me autizëm nuk mund të flasin, kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të komunikojnë. Ata mund të komunikojnë me fotografi. Prandaj nuk duhet t’i viktimizojmë, sepse në këtë mënyrë vetëm e bllokojmë pavarësinë e tyre.
Çdo ditë po mundohemi të bëjmë më të mirën për kushte më të mira në edukim për të gjithë fëmijët unik, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA). /2LONLINE/