Është promovuar libri “Modaliteti. Veçoritë thelbësore në folklorin muzikor shqiptar”, i autorit Kushtrim Jakupi. Pas një pune të përkushtuar më shumë se 5-vjeçare, me një material të pasur nga folklori jonë i bukur muzikor, me afër 300 shembuj notal të analizuar, autori arriti të realizojë një nga synimet e tija të kahmotshme….
Postimi i plotë i autorit:
Shumë i lumtur për promovimin e librit tim “Modaliteti. Veçoritë thelbësore në folklorin muzikor shqiptar”.
Pas një pune të përkushtuar më shumë se 5-vjeçare, me një material të pasur nga folklori jonë i bukur muzikor, me afër 300 shembuj notal të analizuar, arrita të realizoj një nga synimet e mija të kahmotshme.
Materiali trajton kryesisht shkallët muzikore dhe prezencën e tyre në të gjitha format duke fillu nga ato të thjeshta në shtrirje deri te ato më komplekse, pastaj “shkallët e vjetra kishtare” llojet e shumta të “makameve”, si dhe prezencën e tyre në folklorin tonë muzikor. Pjesë e veçantë e materialit paraqitet edhe pentatoni si strukturë e isopolifonisë shqiptare me të gjitha variantet e tyre.
Në pjesën përmbyllëse trajtohet edhe prezenca e folklorit muzikor në krijimtarinë artistike të kompozitorëve shqiptarë dhe në veçanti te kryeveprat shqiptare artistike si dhe në krijimtarinë e kompozitorëve ikonik shqiptar si Lorenc Antoni, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi dhe Rafet Rudi.
Materiali i përfshirë në botim është punu kryesisht gjatë studimeve të doktoratës dhe në këtë drejtim një falënderim i veçantë shkon për mentorin tim prof. Vasil Sofokli Tole. Falemnderit edhe për recensentët prof Adhurim Rasimi dhe babin tim Isa Jakupi i cili më ka mbështetë gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional sikurse edhe familja ime e cila më qëndroi afër gjatë të gjitha sfidave!
Promovimi u realizua në kuadër të aktiviteteve të “Prishtina Arts and Architecture Festival” PAFF pranë Kolegjit AAB, kurse botimi u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Shihemi në evenimentet e radhës!