Sot në Viti u bë promovimi i librit ” Misioni im jetësor-Pesë dekada veprimtari të kulturës fizike e sportive” të autorit Ahmet Hasani.
Në këtë promovim i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili e çmoj lartë kontributin ndër vite të dhënë nga z. Ahmet Hasani, që është me prejardhje nga fshati Sadovinë e Vitisë, por që aktualisht jeton në Ferizaj.
Me këtë rast kryetari Haliti, ka thënë se njerëzit si Ahmet Hasani me shokë kanë mbajtur gjallë aktivitetin sportiv në vend edhe në kohët më të vështira, përkatësisht në kohën e okupimit.
Ai tha se fshati Sadovinë, dikur ka qenë një nga lokacionet më të rëndësishme për zhvillimin e ndeshjeve sportive, konkretisht të futbollit, ku në kohën e okupimit janë mbajtur edhe ndeshje të rëndësishme në nivel vendi.
Haliti tha se Vitia dhe Kosova krenohet me njerëz siç ishte profesori i edukatës fizike dhe trajneri Ahmet Hasani, duke përmendur edhe shumë personalitete të tjera të cilat kanë kontribuar për sportin ndër vite.
Ndërkaq në shenjë respekti për kontributin e dhënë në sportin vitias, ai i ndau atij edhe një mirënjohje. Ndërkaq gjatë këtij promovimi një fjalë rasti mbajti edhe vet autori i këtij libri i cili foli edhe për punën e bërë në fushën e sportit në 5 dekadat e veprimtarisë se tij sportive. /2LONLINE/