• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
PROFIX
PROFIX
Art/Kult

U përurua romani i Mehmetali Rexhepit: “Lëkura e gurit”

Redaksia 2LONLINE 28 Tetor, 2024 5 min
 U përurua romani i Mehmetali Rexhepit: “Lëkura e gurit”
Wish

Në veprimtarinë e radhës të edicionit të 15-të, të  ”Vjeshta Letrare e Gjilanit”, u përurua romani i Mehmetali Rexhepit: “Lëkura e gurit”.

Në veprimtarinë e dytë letrare të edicionit të 15-të, të Manifestimit tradicional  ”Vjeshta Letrare e Gjilanit”, u përurua vepra më e re e Mehmetali Rexhepit, romani “Lëkura e Gurit”, edituar nga Shtëpia botuese “Rozafa” e Prishtinës, dhe e mbështetur nga MKRS.

ArKatana

Të pranishmit e shumtë, në sallën e konferencave të Bibliuotekës së qytetit, “Fan. S. Noli” në Gjilan, i përshëndeti në emër të organizatorit (Ars Clubit “Beqir Musliu”), shkrimtari Sabit Rrustemi.

Në emër të Shtëpisë botuese “Rozafa” të Prishtinës, me një fjalë rasti për romanin si dhe autorin, u paraqit, shkrimtari Ramadan Mehmeti.

Sipas tij,  në rrethana të ndryshme politike e shoqërore, shkrimtari Mehmetali Rexhepi mbeti po ai, i urtë, i qetë, i dashur dhe mbi të gjitha një shkrimtar që nxjerrë vepra me vlerë e një ndër to është edhe romani më i ri i tij “Lëkura e Gurit”, për të shtuar edhe se: Rexhepi në romanin e tij ofron kënaqësinë estetike, andaj SHB “Rozafa” duke ditur vlerat e Rexhepit me kënaqësi ka botuar romanin e tij.

Për vlerat letrare të këtij romani  folën: studiuesi i letërsisë e shkrimtari Prend Buzhala, përkatësisht Liridonë Mehmeti, që lexoi tekstin e tij, Poeti e kritiku letrar, Xheladin MJeku, studiuesi i letërsisë si dhe poeti Arsim Halili dhe veterani i veprimtarive kulturo-artistike, Hajdar Paçarada – Dumoshi.

Prend Buzhala, këtë roman e ka cilësuar si roman të perspektivave të shumëfishta narrative. Sipas tij, ky roman është ndërtuar nga pjesë të ndryshme, të cilat kur bashkohen japin një imazh të plotë dhe ky rrëfim trajtohet nga personazhe të ndryshëm, kurse ngjarjet në të nuk zhvillohen në mënyrë kronologjike, por janë të vendosura në mënyrë jolineare dhe si rezultat kemi një vepër shumëdimensionale që paraqet kompleksitvitetin e realitetit shqiptar.

Xheladin Mjeku, duke folur për romanin “Lëkura e Gurit”, ka theksuar se ky roman prek kujtesën historike dhe ndërthurjen e ngjarjeve deri në ditët e sotme. Në këtë roman autori i romanit Mehmetali Rexhepi, ruan frymën moderne të narracionit, që e karakterizon këtë autor dhe me këtë roman ai ka pasuruar letërsinë shqipe.

Arsim Halili, krijues e kritik letrar në vështrimin e tij “Zhvillimet e të së kaluarës përmes një vepre letrare”, ka spikatur se autori në veprën e tij ka unitet të brendshëm, sepse përdor teknikë shkrimi të ligjërimit modern. Ai në këtë roman shpërfaq të bëma, të cilat ishin në dëm të shqiptarëve nga ish-sistemi e të cilin edhe vetë shkrimtari e përjetoi dhe e pagoi, sepse nuk pranoi të jetojë në atë realitet të gënjeshtërt. Ngjarja ndërtohet në baza reale, ai ndërfut në të disa momente, elementë filozofikë, ka organizim funksional, ai zgjodhi një kohë të veprimit të të kaluarës së afërt e krejt kjo si tërësi e bënë një roman të arritur për çka duhet përgëzuar autorin.

Hajdar Dumoshi Paqarada, ka theksuar të gjithë kapitujt e romanit “Lëkura Gurit” të Mehmetali Rexhepit, janë të mbarështruar mirë, ai i ka bërë një analizë personazheve të këtij romani dhe tha se në roman ka prozë të thurur në sekuenca e Mehmetali Rexhepi në këtë roman ruan identitetin e vet të krijuesit.

Me një ese për procesin e shkrimit, si falënderim për të pranishmit u paraqit në fund edhe autori i romanit, Mehmetali Rexhepi.

Ai ka thënë se autorit nuk i përket të shpjegojë krijesën e tij shkrimore, ngase ai është shkrirë aty mes rreshtash, frazash e periudhash dhe se krijesa e tillë nëse arrin të rrumbullakojë bindshëm qëllimin e parashtruar i jep kënaqësi estetike në radhë të parë vetvetes e më pas edhe lexueseve dhe vepra bëhet bashkëpronare shpirtërore edhe e lexueseve.

Përndryshe, kjo veprimtari e bujshme letrare, të cilën e begatoi prania e mbi 80 krijuesve, artdashësve e lexuesve të pasionuar të ditëve të sotshme.  /2LONLINE/

Etiketa:“Lëkura e gurit” Gjilan libri Mehmetali Rexhepi rekomandojmë Vjeshta letrare e Gjilanit
Previous post
Next post

ArKatana

Lajmet e fundit
Gjilan

Rezultatet Preliminare të provimit pranues në Fakultetin e Edukimit dhe Shkenca Kompjuterike…

29 Tetor, 2024
Sport

Me plotë gola por pa fitues përfundoi ndeshja Ballkani – Gjilani

29 Tetor, 2024
Promo

Hidromorava: Fokusi kryesor i Kompanisë, furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të

29 Tetor, 2024
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria në Gjilan ka ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave për vepra

29 Tetor, 2024

VALI RANCH

Lajme të ngjashme

Rezultatet Preliminare të provimit pranues në Fakultetin e Edukimit dhe Shkenca Kompjuterike…

29 Tetor, 2024

Hidromorava: Fokusi kryesor i Kompanisë, furnizimi i mjaftueshëm me ujë i të gjithë konsumatorëve

29 Tetor, 2024

Prokuroria në Gjilan ka ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave për vepra të ndryshme penale

29 Tetor, 2024

Operacioni antidrogë i Policisë, vë në pranga tre të dyshuar

29 Tetor, 2024

Mbi 2 mijë e 200 gjoba brenda 24 orëve të fundit

29 Tetor, 2024

Hidromorava: Njoftim për konsumatorët në Lagjen Dardania II

29 Tetor, 2024

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com