Dëshmorit i kombit, Arben Ramadani është përkujtuar sot nga familjarë, ish bashkëluftëtarë, miq e qytetarë, në përvjetorin e 20-të të rënie, duke e nderuar kështu veprën dhe rënien e tyre heroike për lirinë e atdheut.
Shëmbëlltyra, veprimtaria dhe guximi i pakufishëm, shërbeu si motivim i qindra e mijëra luftëtarëve të cilët do të rreshtohen në radhët e UÇK-së e të UÇPMB-së siç është rasti i luftëtarit të devotshëm Arben Ramadani i cili do të bie në fushën e nderit për të cilin, nuk kishin kuptim kufijtë që i ndanin shqiptarët.
Lavdi Dëshmorit të Kombit Arben Ramadani dhe të gjithë dëshmorëve që ranë në trojet shqiptare!
/N.R/
***
Në përkujtim të 20-vjetori të rënies heroike të dëshmorit Arben Ramadani (13 qershor 1981- 19 maj 2000)
Arben Ramadani (1981-2000) ishte një ndër të parët në përgatitjen e luftës së UÇPMB-së.
Ishte aktiv në furnizimin dhe ruajtjen e armatimit, gjatë dhe Pas luftës së UÇK-së menjëherë u radhit në organizimin e luftës së UÇPMB-së, Z.O. të Preshevës i cili mori pjesë në shumë detyra për strehimin dhe ruajtjen e armëve që më vonë do ti shërbenin luftëtarëve të UÇPMB-së. Arbeni shërbeu në kuadër të Brigadës 113 “Ibrahim Fejzullahu”, Z.O e Preshevës.
Arbeni ishte në celulat e para në radhet e UÇPMB-së, e cila ishte vazhdimësi e UÇK-së në të cilën iu bashkëngjiten djemtë më të mirë të atdheut, prandaj ai edhe vepra e tij jan të pavdekshme, siç janë edhe ata vetë të pavdekshëm me gjakun e derdhur për lirinë e shtrenjtë.
Bashkëluftëtarët e tij të pandashëm deri në ditën e fundit thotë se: ” Arbeni ishte ushtar i heshtur, besnik dhe i përmbajtur që shquhej për guxim dhe kryerje të detyrave ushtarake”. Duke qenë në radhët e para nga ata të luftëtarëve të Luginës, ai ra dëshmor i parë duke kaluar zonën kufitare, derisa ishte me njësitin e tij. Ai ishte me zemër të pastër, energjik, i dashur, i buzëqeshur me të gjithë, por nuk i duronte padrejtësitë, luftonte gjithmonë kundër saj.
Në pranverën përmbyllëse të këtij mileniumi, ai shkonte drejtë përjetësisë shkon, dhe bashkohej me heronjtë e tjerë, duke i dhënë hakun armikut, i cili pas tërheqjes ishte barrikaduar në tokat tona. U vë në mbrojte të popullatës së kësaj ane, duke u dal përballë bandave kriminale të pozicionuara në pjesën lindore . Ai u solli armatim të mjaftueshëm shokëve-bashkëluftëtarë të tij, nga ish frontet e luftës së UÇK-së nëpër të cilat kishte kaluar.
Arbeni ende pa i mbushur të nëntëmbëdhjetat, i lindur, si nipi i parë i gjyshit, dhe nxënës i mësuesit të parë, Arbeni në fillim të muajit maj, sapo ishte mbushur mali me gjethe, sapo ra kushtrimi ishte pushka e parë e lirisë. Arbeni me 19 maj, në një luftë të pabarabartë qëllohet për vdekje nga plumbat e armikut. Përkundër përpjekjeve të paqeruajtësve për t`ia shpëtuar jetën , Arbeni mbyllen sytë e tij përgjithmonë për të mos vdekur kurrë.
Përkushtim : 19 Maji 2000, është data kur ra dëshmor, Arben Ramadani. Dita që e kujtojmë me krenari dëshmorin, i cilin arriti epitetin dhe shkallën më të lartë, dinjitet njerëzorë dhe kombëtar.
19 Maji dita e dëshmorit të atdheut Arbenit që na i dha mundësinë të gëzojmë lirinë në këto ditë dhe si ditë e veçante dhe duhet të nderohet në të gjitha anët.
Edhe pse jeta e tij, ishte akoma në lulëzim ai vendosi të luftonte, edhe pasojat i dinte, kjo tregon zemërgjerësinë e tij. Ky është një veprim që tregoi jo vetëm zemërgjerësinë por edhe që nuk i tremben asgjëje, ai tregoi që mund të bëjë të pamundurën të mundur.
Ky dëshmor dhe ndihej krenare për vendin ku lindi e jetoj, e u sakrifikua të shpëtoj atdheun nga armiqtë. Ideali i tij ishte drejtesia dhe destinacioni i tij fundit ishte Liria .Dje, për sot u derdhë gjakun si lumë, nuk u kursyen as jeta për atdheun. Uroj që të mos i harrojmë asnjëherë sepse ia dolët dje, ne do t’ia dalim sot për të mirën e vendit tonë.
LAVDI DËSHMORIT TË KOMBIT , Dhe gjithë Dëshmorëve të Kombit
Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dega në Gjilan