DYLON

Abdullah Tahiri mbetet shembulli më i mirë i një çlirimtari të paepur

Abdullah Tahiri mbetet shembulli më i mirë i një çlirimtari të paepur
Avatar photo Redaksia

Po bëhen 21 vjet nga rënia e heroit kombëtar, Abdullah Tahiri. Ai ra për të mos humbur asnjëherë. Kontributi i tij intelektual e patriotik ishte i jashtëzakonshëm, qysh kur ishte student, e më pas edhe angazhimi i tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Nga: Arbër Ismajli

Abdullah Tahiri mbetet shembulli më i mirë i një çlirimtari të paepur, i cili në vazhdimësi, përgjatë jetës së tij, kërkonte përpjekje e avancim të të drejtave të shqiptarëve.

EkoHigjiena

Dulla ishte i përgatitur për ta luftuar regjimin, ai kishte një biografi të gjatë angazhimi në çnjërrosjen e sistemit pushtues. Abdullah Tahiri, nuk pat fat ta përjetojë lirinë e Kosovës, ndonëse në shpirtin e tij, asnjëherë nuk e pranoi robërinë.

Ai u mundua për shumë vite të kultivonte ndjenja patriotike e atdhetare tek të tjerët. Abdullahu pati një jetë relativisht të shkurtër, por e tëra ishte e ngjeshur, duke u mbajtur mend përgjithmonë nga ne, ku gërshetoheshin vlerat e luftës çlirimtare dhe idealet për brezat e sotshëm.

Është krenari dhe privilegj për ne si Gjilan, që këtë vit do ta kem të skalitur në bronz, Abdullah Tahirin.

Kjo shtatore e tij, do t’i bashkohet heronjve tjerë, të cilët Gjilanin, do ta bëjnë më të bekuar dhe nga ku, do të tregojmë për një sublimim të të gjitha vlerave tona kombëtare e historike.

Dulla po vije i skalitur në bronz, në vendin e përjetësisë, të cilin e deshi aq fort dhe për të cilin ra në altarin e lirisë.

Lavdi për jetën dhe heroizmin e pashoq të Abdullah Tahirit!

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.