Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit(DKA), në Gjilan, Albana Demiri bashkë me zyrtaren për fëmijët me nevoja të veçanta në komunën e Gjilanit, Liridona Ukshini, dhe drejtorin ekzekutiv të forumit Kosovar të aftësisë së kufizuar, Bujar Kadriu nënshkruan kontratat e punës me 8 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, të mbështetur nga UNICEF-i, mbikëqyrur nga Drejtoria Komunale e Arsimit.
“Duke iu uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tyre të mëtutjeshëm me fëmijët me aftësi të kufizuar, Drejtoria e Arsimit do të ofrojë përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme në punën e tyre”, ka thënë drejtoresha Demiri. /2LONLINE/