Për dy ditë rresht gratë vitiase kanë marrë pjesë në një trajnim për ngritje të kapaciteteve në komunën e Vitisë, me temën “Gratë në procesin e vendimmarrjes”.
Ky trajnim është organizuar nga CCNO në bashkëpunim me OJQ Gruaja Hyjnore.
Bëhet me dije se gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit janë njoftuar mbi këto tema: Analizave dhe planifikimit gjinor mbi programet për gjininë dhe zhvillimin e Shoqërisë, mekanizmat specifikë të inkurajimit dhe aftësimit të grave për pjesëmarrje aktive dhe ndërtimi i imazhit publik.
Ky trajnim u mundësua në kuadër të projektit “Përmirësimi i barazisë gjinore përmes procesit të anëtarësimit në BE” të financuar nga Unioni Evropian dhe nga “ Swedish International Cooperation Agency”.
Me këtë rast sot u bë edhe ndarja e mirënjohjeve për pjesëmarrësit në këtë trajnim ku ka marrë pjesë edhe kryetari I komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor. Kreu I komunës potencoi rolin e rëndësishëm të gjithëpërfshirës të gjithë qytetarëve në proceset vendimmarrëse. /2LONLINE/