Me qëllim të nxitjes dhe përkrahjes së fermerëve vitias, Komuna e Vitisë konkretisht, Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural si dhe kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, kanë bërë sot shpërndarjen e 67 motokultivatorëve me freza dhe kosa.
Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në ceremoninë e ndarjes së këtyre pajisjeve për përfituesit, tha se këto pajisje janë edhe një shtytje më shumë për fermerët që merren çoftë me prodhimtarinë e perimekulturës, po ashtu edhe pemëtarisë, pasi që përmes këtyre pajisjeve do ta kenë më lehtë kultivimin e prodhimeve bujqësore të cilat do të jenë kualitative edhe për konkurrencën e tregut. Ai thas se do ti shikojnë të gjitha mundësitë buxhetore të rritjes së përkrahjeve të fermerëve vitias.
Në anën tjetër drejtori i bujqësisë Naim Pira, ka bërë të ditur se kjo drejtori do të vazhdojë t’i rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, për t’i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme. /2LONLINE/