Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, njëherazi Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, z.Yildiray Bayram mbajti takimin e radhës së Bordit Ekzekutiv për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.
Në këtë takim morën pjesë strukturat udhëheqëse të drejtorive Rajonale të Policisë Kufitare, nga Dogana e Kosovës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe përfaqësues ndërkombëtar nga misioni EULEX dhe përfaqësues të programeve të Ambasadës Amerikane EXBS dhe ICITAP.
Pjesëmarrësit në takim fillimisht mbajtën një minutë heshtje për respektuar oficerët doganorë dhe policët të cilën humbën jetën si pasojë e pandemisë me virusin COVID-19.
Me këtë rast, u diskutua për format më bashkëkohore të funksionalizimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit si dhe të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punëve në mes të gjitha autoriteteve kompetente të kufirit.
Gjithashtu, u diskutua për finalizimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe Planin e Veprimit 2020-2025 ku zëvendësministri Bayram theksoi se prioritet i Ministrisë së Punëve të Brendshme është zbatimi me sukses i kësaj Strategjie. /2LONLINE.com/