Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i Grupit ndërinstitucional për implementimin e Strategjisë dhe planit të veprimit Kundër Krimit të Organizuar.
Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit koordinator kombëtar kundër krimit të organizuar, Selami Shkodra, tha se kjo është një kohë shumë e rëndësishme në fazën të cilën po hynë Republika e Kosovës, sa i përket luftimit të krimit të organizuar, pasi vendin tonë e presin procese shumë të rëndësishme në integrimet evropiane dhe sidomos në procesin e liberalizimit të vizave
Zëvendësministri Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë që të vazhdojnë me implementimin e objektivave në kuadër të aktiviteteve të strategjisë Kundër Krimit të Organizuar.
“Përtej objektivave të kësaj strategjie duhet që të gjithë së bashku të vihemi në lëvizje që të mos mbetemi peng i krimi të organizuar dhe korrupsionit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në mos zhvillimin e shoqërisë. Duhet të bashkohemi të gjitha mekanizmat shtetëror për të arritur objektivat tona shtetërore”, theksoi zëvendësministri Shkodra.
Të gjithë anëtarët e grupit raportuan për periudhën e kaluar, ku u vlerësua se janë realizuar shumica e objektivave, ka pasur një numër madh të arrestuarve, ngritje të kallëzimeve penale dhe dënime të personave të përshirë në krim të organizuar. Po ashtu janë mbajtur edhe shumë trajnime në ngritje të kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të ligjit.