DYLON

U mbajt takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim

U mbajt takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar. Takimi u hap nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar për Riintegrim, z. Izmi Zeka.

Fillimisht zëvendësministri Zeka falënderoi të gjithë akterët që të janë përfshinë në implementimin e strategjisë, për punën që kanë bërë në kuadër të kësaj periudhe raportuese. Ai tha se pa punën e përbashkët të gjithëve do të ishte vështirë të kishin sukseset në procesin e riintegrimit, sidomos që të kemi një strategji me standarde të BE-së.

“Buxheti që është ndarë për procesin e riintegrimit ka ndihmuar shumë që të kemi një riintegrim të qëndrueshëm, pavarësisht se nuk i ka përbashkuar të gjitha kërkesat që kanë dalë nga menaxhimi i këtij procesi, megjithatë ka ndihmuar shumë për të pasur riintegrim të qëndrueshëm.”, theksoi zëvendësministri Zeka.

EkoHigjiena

Zëvendësministri Zeka theksoi se duke parë fillimit e këtij procesi, MPB me një angazhim permanent ka bërë që nga një proces krejtësisht i ri për vendin tonë të bëhet sistem funksional, kjo falë edhe punës së Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe të gjithë aketerët e përfshirë.

Në fund zëvendësministri Zeka theksoi sukseset që janë arritur në kuadër të kësaj strategjie. Ai tha se gjatë periudhës janar –tetor në skemat e ndryshme të ri-integrimit kanë përfituar gjithsejtë 2843 persona, prej tyre 2309 janë përfitues në skemat e riintegrimit të qëndrueshëm. Po ashtu është bërë certifikimi i zyrtarëve për menaxhim të riskut, trajnime të shumta etj.

Në këtë takim një raport më të detajuar për projektet që janë realizuar e paraqiti, drejtoresha e Departamentit të Ri-integrimit të Personave të Riatdhesuar, znj. Farije Ternava, si dhe të gjithë aktetët raportuan për institucionet dhe organizatat që përfaqësonin për angazhimet gjatë kësaj periudhe.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.