DYLON

Haziri falënderon ministrat Matoshi e Lluka për zotimin e përkrahjes për Gjilanin

Haziri falënderon ministrat Matoshi e Lluka për zotimin e përkrahjes për Gjilanin
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mjedisit dhe Planifikiit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe ai i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kanë konfirmuar mbështetjen për projektet e mëdha për Gjilanin që janë duke u zhvilluar në këtë vit dhe në vitin 2019.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar ministrat Matoshi e Lluka për vizitën dhe zotimin e përkrahjes për Gjilanin.

“Programet më të mëdha që i kemi në Gjilan janë përfundimi i shtratit të lumit “Mirusha”, sanimi i kapërderdhëses në Përlepnicë, efiçienca e energjisë në tri shkolla, ndërkaq me Ministrinë e Mjedisit ne po planifikojmë edhe për ndërtimin e tri parqeve, pastaj rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se përveç tjerash, kanë diskutuar në takim edhe lidhur me ndërrimin e gypave të asbestit.

“Përveç projekteve që janë inkorporurar në buxhet për vitin 2019, ne jemi këtu për të intensifikuar bashkëpunimin për tërë rajonin e Gjilanit. Ka shumë projekte që ujërat kanë marrë fokus të veçantë dhe jemi të interesuar ta menaxhojmë më mirë këtë fushë. Jemi të interesuar që ta përmirësojmë aspektin e humbjes së ujit qoftë nga kyqjet ilegale, qoftë matjet e gabuara apo vjetërsisë së sistemit”, tha Lluka.

Ndërsa, ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka përgëzuar Komunën e Gjilanit për avancimin e projektit të fillimit të ndërtimit të impiantit për ujërat e zeza.

“Problemet që kryetari Haziri përballet çdo ditë e kanë vëmendjen edhe të Ministrisë së Mjedisit dhe së bashku do t’i japim zgjidhje përmes projekteve konkrete që ndikojnë direkt në jetën dhe cilësinë e jetesës së qytetarëve në Gjilan. Një pjesë të tyre do t’i shohin tani dhe shumë më shumë do t’i shohin në vitin 2019. Më e rëndësishmja dhe më kryesorja është që Komuna e Gjilanit dhe “Hidromorava” kanë punuar fuqishëm në aspektin e avancimit të ndërtimit të impiantit për ujërat e zeza. Shpresojmë që sa më shpejtë të ndënshkruhet kontrata me BERZH’in”, ka deklaruar Matoshi.

Pas takimit, kryetari Haziri së bashku me ministrat Matoshi e Lluka, kanë vizituar punimet në ndërtimin e shtratit të lumit “Mirusha” dhe kapërderdhësen në penden e Përlepnicës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.