Sot në MPB u mbajt takim i grupit punues për rishikimin e planit të veprimit te Strategjisë Kombëtare për Armët e Vogla dhe të Lehta dhe planit te veprimit të Udhërrëfyesit rajonal per Armë të Vogla dhe te Lehta .
Në takim grupi punues prezantoj planin e rishikuar dhe i njëjti u aprovua nga Koordinatore Kombëtar për Armë të Vogla dhe të lehta z. Izmi Zeka, për tu proceduar pastaj për nënshkrim nga ana e ministrit të MPB-se.
Në takim u diskutua po ashtu edhe për përgatitjet dhe prezantimin e prioriteteve në takimin e nivelit të larte ndërministror që do te mbahet në Paris me 11 Tetor 2018, ku Republika e Kosovës do të paraqes një numër të projekteve për aprovim nga donatoret
Po ashtu zv. ministri Izmi Zeka foli edhe për përgatitjet e bëra në implementimin e procesit të Legalizimit të Armëve që do të filloj me 17 Dhjetor 2018,ku u akorduan për hapat e mëtejmë me qëllim që procesi i Legalizimit të realizohet me sukses.