Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në kuadër të projektit QATEK, u mbajt simpoziumi me temë “Hartimi i Syll abusëve në programet e përgatitjes së mësimdhënëseve- Hartimi i kompetencave dhe vlerësimet për studentë në raport me vlerësimin e mësimdhënësit”
Simpoziumi kishte për qëllim diskutimin e Hartimit të kompetencave dhe vlerësimet për studentë në raport me vlerësimin e mësimdhënësit, trajtimin e sfidave aktuale dhe perspektivat për zhvillimin e ardhshëm.
Stafi akademik nga të gjitha universitetet partnere vendase mori pjesë aktive në diskutim duke ofruar një rrugë përpara në zhvillimin dhe realizimin e objektivave të projektit.
Projektit “Drejt një sistemi të orientuar për cilësi të arsimit fillestar për të rritur profesionalizmin e mësuesve në Kosovë-QATEK” (QATEK- Towards Quality Oriented System of Initial Teacher Education to Increase Teacher Professionalism in Kosovo), ka për qëllim ndërtimin e mekanizmave të sigurimit të cilësisë në përgatitjen e mësueseve të rinj. /2LONLINE/