Komuna e Vitisë, konkretisht grupi punues për parapërgatitjen të Hartës Zonale të Komunës, ka mbajtur sot një punëtori me anëtarët e këtij grupi që përbëhet nga zyrtarë të drejtorive të ndryshme komunale.
Kjo punëtori është mbajtur me qëllim të krijimit të Hartës Zonale Komunale për territorin e kësaj komune.
Në këtë takim Ajet Sallahu, Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka folur për rëndësinë e këtij takimi dhe krijimit të hartës zonale komunale, duke i cilësuar atë si shumë të rëndësishme për komunën e Vitisë.
Ai tha se me përfundimin e këtij dokumenti, do të bëhet një planifikim më i detajuar në shumë sfera në veçanti në atë të ndërtimit.
Drejtori Sallahu, potencoi se kjo komunë është e interesuar të krijoj një hartë zonale komunale që është në interes ë komunës së Vitisë, qytetarëve të saj dhe zhvillimit sa më të mirë të kësaj komune. /2LONLINE.com/