Vazhdon suksesi i xhudistëve kosovare, Distria Krasniqi e artë, Nora Gjakova e bronztë

Vazhdon suksesi i xhudistëve kosovare, Distria Krasniqi e artë, Nora Gjakova e bronztë

Xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. 

Ajo u bë kampione e Evropës në konkurrencën e senioreve, kategoria deri në 48 kilogramë.

Krahas medaljes së artë, Distria Krasniqi fitoi edhe 700 pikë olimpike.

Krasniqi në finale fitoi pa luftë, pasi kundërshtarja Daria Bilodid nuk u paraqit në tatami shkaku i lëndimit. Deri në finale ajo shënoi tri fitore, përfshirë raundin e parë, në të cilin u kualifikua pa luftë.

Edhe Nora Gjakova fitoi medaljen e bronztë, në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Gjakova shënoi tri fitore, ndërsa u ndal në gjysmëfinale nga portugezja Monteiro. Ajo fitoi 350 pikë olimpike.

“Komiteti Olimpik i Kosovës me presidentin Ismet Krasniqi përgëzon suksesin madhështor të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, me në krye mjeshtrin ndërkombëtar, Driton Kuka, derisa iu uron fat dhe suksese edhe garuesve tjerë”, thuhet në urimin e këtij Komiteti.

Nesër garojnë Akil Gjakova (-73 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg), ndërsa të dielën Loriana Kuka (-78 kg). /2LONLINE.com/

KOMENTE