Është mbajtur sot një trajnim i organizuar nga EMPOWER në bashkëpunim me organizatën Help Kosova, që ka për qëllim të nxisë aftësitë e punësimit dhe ndërmarrësis tek të rinjtë.
Ky projekt që financohet nga USAID-i amerikan e bashkë financohet nga komunat partnere, përfshin komunat Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Han të Elezit.
Të drejtë aplikimi në këtë projekt kanë të rinjtë nga mosha 18-35 të komunave përkatëse, ku nga secila janë përzgjedhur nga 50 persona.
Qëllim i këtij projekti është edhe fuqizimi i bizneseve të vogla si dhe nxitja për krijimin e bizneseve të reja.
Pikë kontaktuese për të rinjtë e komunës së Vitisë të cilët interesohen për këtë projekt është Zyra për Investime dhe Mbështetje te Bizneseve.