DYLON

Catalano dhe Albajrak vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan

Catalano dhe Albajrak vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Komandanti i Forcave te jug -lindjes, Kolonel Antonello Catalano i shoqëruar nga komandanti i LMT, kapiteni Burhan Albajrak dhe një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari i Këshillit, Naim Aliu.

Kryetari Aliu e njohu kolonelin me punën dhe të arriturat e KBI-së, së Gjilanit. Ai gjithashtu falënderoi edhe komandantin e LMT kapitenin Burhan Albajrak për vizitën dhe kontaktet e vazhdueshme që kan me KBI në Gjilan.

Ai, ndër tjerash, e njoftoi për aktivitetet e KBI- së derisa pjesë shumë me rëndësi është bashkëjetesa ndërfetare të cilën e kultivojmë në vazhdimsi.

EkoHigjiena

Koloneli Catalano e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje për këtë Këshill, në mënyrë që ata t’i realizojnë projektet e tyre të synuara e në veqanti ato të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe në ruajtjen e bashkëjetesës ndërfetare e cila në Kosovë është shembulli më i mirë në rajon dhe më gjerë.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.