Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e 5 të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje me shumicë votash është aprovuar Propozim Vendimi për rishikimin e buxhetit për vitin 2017.
Gjithashtu këtij komiteti ju janë paraqitur edhe tri informata të ndryshme si: Informatë mbi Manifestimin “Flakadani i Karadakut”, Informatë mbi përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve në sezonin veror si dhe një informatë mbi punën e komiteteve funksionale ku ndër tjerash kryesuesi Naim Pira, bëri me dije se ai ka marrë pjesë në prezantimin e Raportit të funksionimit të Komunave dhe shtoi se aty komuna e Vitisë, konkretisht trupat e kuvendit komunal vlerësohen si relativisht të mira në krahasim me komunat tjera të Kosovës.
Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili e falënderoj këtë komitet për bashkëpunim e mirë.