Është mbajtur mbledhja parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa , në të cilën janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, që ishin paraparë për këtë mbledhje. Ndër pikat që u debatua në këtë takim të KPF-së të kryesuar nga Naim Pira , ishte ajo për Draft Planin e Integritetit 2017-2020, Planin e Veprimit për Transparencë në Komunën e Vitisë 2017, raporti i punës së KKSB për periudhën Janar-Dhjetor 2016. Gjithashtu u prezantuan edhe dy propozim vendime, ai për rregullimi e komunikacionit në Qytetin e Vitisë dhe territorin e saj, si dhe propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër, të pronës së paluajtshme të komunës, kompanisë KKDFE SH.A “ KEDS”, për vendosjen e një trafo elektrike. Në këtë mbledhje, u vendos që seanca e parë për këtë vit e Kuvendit Komunal, të mbahet me 30 janar.