Sot në Viti, është mbajtur diskutimi publik lidhur me Propozim Planin e Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2020.
Me këtë rast Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira ka prezantuar planin e Kuvendit të Vitisë për vitin në vijim. Ai potencoi se ky plan është hartuar në bashkëpunim me grupin punuese si dhe është diskutuar më parë me qëllimin më të mirë që implementimi i tij të bëhet sa më mirë.
Kryesuesi Pira potencoi se gjatë hartimit të këtij plani është diskutuar edhe me Komunën e Vitisë, konkretisht me drejtorët e drejtorive për shqyrtimin e pikave të cilat do të i kenë ata në Kuvendin Komunal të Vitisë dhe trupat e saj.
Gjithashtu ai bëri me dije se implementimi i këtij plani ka edhe një kosto financiare dhe potencoi se me ligjin e ri për paga përveç këshilltarëve të Kuvendit Komunal, pritet të paguhen edhe anëtarët e të gjitha komiteteve.
Kryesuesi Pira potencoi se me ligjin e ri për paga që pritet të hy në fuqi ka fundi i këtij viti do të rritet edhe paga e këshilltarëve të kuvendit Komunal që do të rris sipas tij garën e kandidateve për tu bërë pjesë e Kuvendit Komunal dhe trupave të saj.
Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Sekretari i Kuvendit Komunal të Vitisë, Fatlum Demiri.
Ndërkaq në fund të këtij takimi të pranishmit kanë parashtruar disa pyetje dhe kërkesa e një nga to ishte që pjesëmarrësit në diskutimet publike për planifikim të buxhetit komunal të kompensohen për punën që bëjnë jashtë orarit zyrtar.